Fjalë Kyçe

Shqipëri, dy viktima nga COVID-19

Shqipëri, dy viktima nga COVID-19

Dy persona kanë humbur jetën dhe 23 të tjerë kanë rezultuar pozitivë me coronavirus në 24 orët e fundit në Shqipëri.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka bërë të ditur se janë kryer gjithsej 3093 testime dhe se më së shumti raste pozitive janë regjistruar në Korçë- 5, pasuar nga Shkodra e Skrapari me nga tri raste etj.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 629 qytetarë, duke e çuar numrin e tyre të përgjithshëm në 127.869 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në spitalet COVID-19 po trajtohen 68 pacientë, prej të cilëve 9 janë në terapi intensive.

Personat që kanë ndërruar jetë si pasojë e COVID-19 në 24 orët e fundit janë një qytetar nga Delvina dhe një nga Fieri, të moshave 65-84 vjeç.

Që nga fillimi i epidemisë me coronavirus në Shqipëri janë regjistruar 132.118 raste, prej tyre 127.869 janë shëruar, 1.809 janë raste aktive, ndërsa betejën me sëmundjen e rrezikshme e kanë humbur 2.440 persona.