Fjalë Kyçe

Shqipëria dënon lëvizjet e fundit të Rusisë në Ukrainë

Shqipëria dënon lëvizjet e fundit të Rusisë në Ukrainë

Ministrja për Punët e Jashtme të Shqipërisë, Olta Xhaçka ka reaguar pas deklaratës së Kremlinit se presidenti Putin ka vendosur të njohë pavarësinë e dy zonave të shkëputura të Ukrainës të kontrolluara nga separatistët e mbështetur nga Rusia.

Përmes një postimin në Twitter, Xhaçka shkruan se “Shqipëria e dënon njohjen e pavarësisë nga Rusia, si një shkelje e hapur e ligjit ndërkombëtar’.

“Shqipëria dënon njohjen e pavarësisë nga Rusia, të rajoneve lindore të Ukrainës, Donetsk dhe Luhansk. Kjo është një shkelje e qartë e ligjit ndërkombëtar, e marrëveshjes së Minskut si dhe cënim i intregriteti territorial dhe pavarësisë së Ukrainës. Shqipëria qëndron krah aleatëve dhe partnerëve ndërkombëtarë, në mbështetje të Ukrainës”, thuhet në postimin e saj.