Fjalë Kyçe

Shqipëria regjistron 182 raste të reja me Covid-19

Shqipëria regjistron 182 raste të reja me Covid-19

Në 24 orët e fundit në Shqipëri janë konfirmuar 182 raste të reja me koronavirus nga 3.613 testime dhe fatmirësisht asnjë rast i ri me vdekje, ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë.

Ndërkohë, në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 32 pacientë.

50 raste të reja janë konfirmuar në Tiranë, 19 në Shkodër, 15 raste në Fier, Lezhë, 12 raste në Vlorë, 11 raste në Durrës, 8 raste në Mallakastër, 7 raste në Sarandë, 6 raste në Kamëz, 5 raste në Elbasan, 4 raste në Krujë, Prrenjas, Peqin, 3 raste në Kavajë, Lushnje, Patos, 2 raste në Vau i Dejës, Gramsh, Këlcyrë, 1 rast në Kurbin, Kukës, Pukë, Berat, Gjirokastër, Malësi e Madhe, Himarë.

Aktualisht janë 1.035 pacientë me COVID-19 në të gjithë vendin, teksa janë shëruar 23 qytetarë në 24 orët e fundit.

Që nga shpërthimi i epidemisë me koronavirus në Shqipëri janë regjistruar 133.912 raste, prej tyre 130.418 janë shëruar, 1.035 janë aktive, ndërsa betejën me infeksionin e rrezikshëm e kanë humbur 2.459 pacientë.