Fjalë Kyçe

Shqipëria regjistron 30 raste të reja me Covid-19

Shqipëria regjistron 30 raste të reja me Covid-19

Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve atje janë konfirmuar 31 raste të reja me COVID-19. Sipas komunikatës për medie, nuk ka pasur asnjë rast të vdekjes në 24 orë.

Situata në 24 orët e fundit, si vijon:

Janë kryer 2377 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me Covid19, 31 qytetarë, në këto bashki: 7 raste në Tiranë, 6 raste në Elbasan, 5 raste në Skrapar, 3 raste ne Lushnje, 2 raste në Lezhë, Sarandë, 1 rast në Krujë, Fier, Has, Berat, Kamëz.

Aktualisht janë 254 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 6 pacientë.

Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv. Janë shëruar 9 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,118 që nga fillimi i epidemisë.