Fjalë Kyçe

Shqipëria regjistron 998 raste të reja, 3 të vdekur nga Covid

Shqipëria regjistron 998 raste të reja, 3 të vdekur nga Covid

Tre persona kanë humbur jetën në Shqipëri si pasojë e pandemisë së koronavirusit, në 24 orët e fundit.

Ministria e Shëndetësisë njofton se nga 5812 testime të kryera gjatë ditës së fundit, 998 prej tyre rezultuan pozitive. Ndërkohë, 866 persona janë shëruar në 24 orët e fundit.

306 raste të reja janë konfirmuar në Tiranë, 90 në Shkodër, 70 në Durrës, nga 40 raste në Lezhë, Vlorë, 39 në Krujë, 36 në Elbasan, 30 në Fier, 29 në Kavajë, 28 në Sarandë, 23 në Lushnje, nga 16 raste në Kukës, Kamëz, Berat etj.

Janë 12.528 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 149 pacientë, nga të cilët 19 me gjendje më të rënduar.

Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit nuk e kanë fituar betejën me COVID-19 një qytetar 43-vjeç nga Fieri, një qytetare 65-vjeçe nga Tirana dhe një qytetare 74-vjeçe nga Kavaja.

Që nga shpërthimi i epidemisë me koronavirus në Shqipëri janë konfirmuar 154.316 raste pozitive, prej tyre 139.257 janë shëruar, 12.528 janë aktive, ndërsa luftën me sëmundjen e rrezikshme e kanë humbur 2.531 pacientë.