Fjalë Kyçe

Shqipëria regjistron dy vdekje dhe 39 raste të reja me Covid-19

Shqipëria regjistron dy vdekje dhe 39 raste të reja me Covid-19

Në Shqipëri janë regjistruar dy persona të vdekur nga koronavirusi gjatë 24 orëve të fundit, ndërsa nga 3.400 testime ditore, 39 kanë rezultuar pozitive. Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë kësaj periudhe janë shëruar 976 pacientë.

Që nga fillimi i pandemisë, në Shqipëri janë regjistruar 131.978 raste pozitive, 12.081 të shëruar dhe 2.429 të vdekur. Janë kryer gjithsej 674.895 testime.