Fjalë Kyçe

Shqipëria regjistron vetëm dy të infektuar në 24 orë

Shqipëria regjistron vetëm dy të infektuar në 24 orë

Në Shqipëri janë regjistruar dy të infektuar me koronavirus gjatë 24 orëve të fundit, ndërsa janë shëruar 29 pacientë. Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë kësaj periudhe janë testuar 3.593 persona, ndërsa në total janë kryer 736.591 testime.

Që nga fillimi i pandemisë në Shqipëri janë regjistruar 132.374 raste pozitive, 129.627 të shëruar dhe 2.451 të vdekur. Aktualisht janë 296 raste aktive.

Ky është numri më i ulët i të infektuarve në Shqipëri që prej fillimit të pandemisë vitin e kaluar. Shqipëria javës së fundit ka shpallur edhe zyrtarisht hapjen e sezonit turistik si dhe ka bërë lehtësimin e masave anti-Covid për qytetarët e saj.