Fjalë Kyçe

Shqipëria rikthen vizat për shtetasit rusë

Shqipëria rikthen vizat për shtetasit rusë

Shqipëria ka anuluar hyrjen pa viza në territorin shqiptarë për shtetasit rusë. Vendimi u mor një ditë më parë nga Këshilli i Ministrave, raporton Euronews.

Regjimi pa viza ka qenë në fuqi vetëm gjatë sezonit turistik, nga 1 maji deri më 30 shtator. Ambasada shqiptare në Rusi ka njoftuar se ky vendim është anuluar.

“Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Federatën Ruse bën me dije, se në përputhje me ndryshimet e datës 20 prill 2023 në Vendimin e Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë nr. 858, datë 29.12.2021, anulohet regjimi pa viza për shtetasit e Federatës Ruse (çdo vit nga 1 maji deri më 30 shtator)”, thuhet në një mesazh të publikuar në faqen e ambasadës shqiptare në Moskë.

Shtetasit rusë duhet të aplikojnë për vizë pranë Ambasadës shqiptare.