Shqipja nuk i duron më lajmet mbi jetën e saj private.
Ish-konkurrentja “Përputhen” ishte e ftuar sot në “Shqipëria live”, e cila u nxeh kur moderatorja Erjona Rusi e pyeti nëse është e vërtetë që ka nisur një lidhje me Atdheun, shkruan lajmi.net.
“Më keni çarë kokën Erjona”, tha Shqipja teksa u çua nga karrigia dhe hoqi mikrofonin për të lënë studion dhe moderatorët.
“Tani po më bëni të dal jashtë kontrollit. Unë të vij këtu, ti thua lidhje me Atdheun”, tha e tensionuar ajo.
“Me Atdheun s’kam gjë, jemi shokë. Spekulohet me Atdheun, spekulohet me vëllain tim, spekulohet me Sheikun, Atdheu spekulohet me Borën…na keni… nuk e di…ju uroj gjithë të mirat”, foli Shqipja dhe u largua.