Fjalë Kyçe

Shqiptarët optimist për fitore në Tuz

Shqiptarët optimist për fitore në Tuz

Derisa në komunën e Tuzit po vazhdon procesi i votimit, shqiptarët të cilët jetojnë në këtë vend shprehen optimist për këto zgjedhje, pasi sipas tyre kësaj radhe janë tri parti shqiptare të cilat janë bërë bashkë.
Në qendrën kryesore të votimit në Tuz, sipas anëtarëve të Këshillit Zgjedhor, mbi 50 për qind kanë dalë për të votuar, ndërsa mohojnë të ketë pasur ndonjë parregullsi, përveç atyre teknike.

Enver Gjokaj, i cili jeton në Kaliforni, ka ardhur në Tuz të përcjellë procesin zgjedhor, që sipas tij është historik për Malësinë. Ai uron që Tuzi të udhëhiqet në katër vjetët e ardhshme nga shqiptarët.

E anëtari i Këshillit Zgjedhor në Kuvendin e Komunës, Leon Dukaj, tha se deri në orët e pasdites në këtë qendër votimi kanë votuar mbi  50 për qind e qytetarëve me të drejtë vote.

Analisti politik, Kristian Duka, thotë për KosovaPress  se këto janë zgjedhjet e para që po mbahen si komunë e pavarur dhe se fushata për këto zgjedhje ka qenë e qetë. Sipas tij, kushdo që fiton këto zgjedhje do ta presin punë të shumta në këtë komunë.

Ai tha se për këto zgjedhje shqiptarët janë bashkuar dhe se qytetarët sipas tij meritojnë një udhëheqje shqiptare.

Kujtojmë se për këto zgjedhje janë hapur 30 qendra votimi, dhe të drejtë vote kanë 11,800 qytetarë.  Kjo e diele pritet të jetë historike, pasi për herë të parë pas 62 vjetësh, Tuzi do të ketë një udhëheqje komunale të pavarur nga Podgorica.