Fjalë Kyçe

Shqiptari i jep fund jetës së tij në Çagllavicë

Shqiptari i jep fund jetës së tij në Çagllavicë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë fundjavë, në fshatin Çagllavicë, afër Prishtinës.

Atje, një person dyshohet t’i ketë dhënë fund jetës së tij, të shtunën.

Lajmin e ka konfirmuar kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Imer Beka për Gazetën Express.

Mësohet se i ndjeri ishte shqiptar, ndërsa hetimet e mëtutjeshme do t’i zbardhin më shumë detaje rreth këtij rasti.

Edhe një tjetër vetëvrasje që dyshohet të ketë ndodhur në vend, të shtunën.

Një grua dyshohet se ka kryer vetëvrasje duke u hedhur nga kati i katërt i një ndërtese, në zonën e njohur si Rruga B, në Prishtinë.