Fjalë Kyçe

Dyshonte se e tradhtoi me pronarin, shqiptari i mori jetën bashkëshortes

Dyshonte se e tradhtoi me pronarin, shqiptari i mori jetën bashkëshortes

Një ngjarje tragjike u regjistrua në Itali pasditen e djeshme.

Mediat e vendit fqinj raportuan se një shqiptar vrau gruan e tij, 43-vjeçaren Laureta Zyberi dhe më pas tentoi të vrasë edhe veten.

Të dy trupat e mbuluar me gjak mbi dysheme janë gjetur nga pronari i apartamentit. Më pas 54-vjeçari Eduart Zyberi ka lajmëruar ndihmën e shpejtë mjekësore dhe autoritetet përkatëse policore.

43-vjeçarja shqiptare humbi jetën në vendngjarje, ndërsa bashkëshorti i saj është në gjendje të rëndë, pasi ka një plagë në stomak.

Sipas mediave italiane, nga hetimet e para mendohet se krimi është kryer me armë të ftohtë.