Fjalë Kyçe

Shqiptarja që fitoi zgjedhjet për prokurore në SHBA

Shqiptarja që fitoi zgjedhjet për prokurore në SHBA

Demokratja Bute Biberaj i fitoi zgjedhjet për postin e prokurorit në prefektuaren Loudon, Virginia.

Në garë ishin Bute Biberaj e cila fitoi 52,303 vota (49.5%), ndërsa kundër kandidates Nicole Wittmann e cila mori 50,218 (47.5%).

Butja i përket familjes së mirënjohur patriotike dhe anti-komuniste shqiptaro-amerikane Biberaj nga Tropoja. Butja është një prej 8 fëmijëve të Hysen e Aishe Biberaj, një familje e ngushtë dhe e madhe, të cilës ajo i përket me 19-nipa e mbesa dhe me 16-stërnipa dhe stërmbesa, pasardhës të brezave të kaluar të familjes Biberaj.

Biberaj me banim në qarqet administrative Fairfax dhe Loudon të shtetit Virxhinia, afër Washingtonit është e njohur tanimë për gjurmët pozitive dhe arritjet e shumta të anëtarëve të saj në fusha të ndryshme, jo vetëm në komunitetin shqiptaro-amerikan por edhe në jetën e përditshme amerikane, në përgjithësi, sidomos në fushën e biznesit, politikës, gazetarisë dhe tani edhe drejtësisë, transmeton televizioni publik.

Bute Biberaj, për disa muaj tani, ka zhvilluar një fushatë mbresëlënëse për këtë post, duke siguruar edhe mbështetjen e gazetës së famshme të kryeqyteti amerikan, The Washington Post dhe përkrahjen e shumë personaliteteve të politikës dhe drejtësisë amerikane, përfshirë edhe ish-Prokurorin e Përgjithshëm të Shteteve të Bashkuara, në administratën e Presidentit Obama, Eric Holder.