Denalda Kuzumi për tri vite ka jetuar dhe punuar në Kabul, tregon për jetën në Afganistan dhe bashkëpunimin me vendasit përkrahës të një rendi të ri demokratik që nuk u mundësua.
“Më kanë ndodhur gjëra shumë të bukura atje, por ka qenë prezent elementi i frikës dhe sigurisë që ka qenë prezent duke qenë se unë kam punuar për një projekt të qeverisë amerikane USAID. Është një miks ndjesish. Mund t’u them se momentalisht ka shumë debat për këtë çështje momente të bukura për mua ka patur plot nga Afganistani dhe nga njohja me njerëzit dhe bashkëpunimi. Unë nuk kam jetuar në “Green Zone” por në një zonë të mbrojtur mirë nga sigurim privat”, tha ajo për Top Channel.
Denalda tregon se është kontakt me ish bashkëpunëtorët e saj afgan të cilët ndodhet në pamundësi për të blerë ushqime apo shkuar në bankë e tërhequr kursimet e tyre për të jetuar.
“Njerëzit që janë në Kabul apo qytete të tjera janë të shqetësuar. Disa presin që të tërhiqen nga Ambasada Amerikane. Kujtoni nëse dikush ka qenë jashtë në vitin 1997 çfarë ankthi ka patur për familjet e tyre dhe shumëzojeni këtë me 100. Sigurisht që kemi eupati për këtë e kemi përjetuar vetë. Mund të them se afganët janë shumë të aftë me një botëkuptim dhe inteligjencë e cila ka lidhje me mbijetesën më shumë se çdo gjë për arsye të kontekstit atje. Por unë mendoj që afganët janë njerëz shumë inteligjentë dhe në qoftë se sistemi arrin ti akomodojë, kudo që të jenë, ashtu siç e shoh unë nga eksperienca personale patjetër ata arrin të adaptohen”.
Përballë furisë së komenteve të tipit, afganët që do të vinë në Shqipëri janë të dhunshëm dhe do të cenojnë sigurinë kombëtare, Denalda ka një mendim krejt ndryshe.
“Nuk e shikoj shumë problematike këtë por sigurisht duhet të trajtohet me kujdes dhe mendoj që instancat që po merren do ta trajtojnë me kujdes dhe mënyra se si njerëzit do tu përqasen do të kuptohen e kjo do të bëj që asnjë gjë e keqe do të ndodhi. Unë mendoj se e keqa absolute tek ata njerëz është ajo e keqe delute, që e ka secili prej nesh brenda”, tha ajo. /tch/
Për të parë videon klikoni KËTU