Fjalë Kyçe

Shqiptarja që mori kurorën e më të bukurës së Sllovakisë

Shqiptarja që mori kurorën e më të bukurës së Sllovakisë

Një tjetër shqiptare arriti sukses jashtë trojeve shqiptare.

Bëhet fjalë për Leona Novobërdaliun, e cila mori kurorën e “Miss Sllovakisë” në kompeticionin që u mbajt mbrëmë, shkruan lajmi.net.

Gara u zhvillua në DoubleTree, ndërsa gara ishte shumë e ngushtë mes konkurrenteve që garuan këtë vit.

Leona tani mori biletën që ta përfaqësojë Sllovakinë në Miss World 2020, ndërsa fitorja e saj u bë lajm në mediet ndërkombëtare.

Më poshtë mund t’i shihni disa fotografi të eona Nobobërdaliut, e cila rrëmbeu kurorën e më të bukurës së Sllovakisë.