Fjalë Kyçe

SHSKUK: 108 pacientë me COVID-19 në oksigjenoterapi, tre në trajtim intensiv

SHSKUK: 108 pacientë me COVID-19 në oksigjenoterapi, tre në trajtim intensiv

157 pacientë të konfirmuar me COVID-19 dhe 4 pacientë të shëruar nga COVID-19 janë të shtrirë për trajtim mjekësor në kuadër të Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës.

Me oksigjeno-terapi janë 108 pacientë, kurse në Mjekimin Intensiv të Klinikës Infektive janë të shtrirë 3 pacientë, njoftoi SHSKUK.

Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme:

Klinika Infektive, 78 pacientë

Mjekim Intensiv në Klinikë Infektive, 3 pacientë

Klinika e Pediatrisë, 9 pacientë

Klinika Obstetrike Gjinekologjike, 13 pacientë

Spitali i Gjakovës, 2 pacientë

Spitali i Pejës, 11 pacientë

Spitali i Prizrenit, 7 pacientë

Spitali i Mitrovicës, 15 pacientë

Spitali i Ferizajt, 9 pacientë

Spitali i Gjilanit, 14 pacientë