Fjalë Kyçe

SHSKUK: 211 pacientë po trajtohen nga COVID-19, 4 në gjendje të rëndë

SHSKUK: 211 pacientë po trajtohen nga COVID-19, 4 në gjendje të rëndë

211 pacientë janë duke u trajtuar në Klinikat e QKUK-së nga Covid 19. Në raportin ditor të SHSKUK-së thuhet se nga kjo shifër 4 janë në gjendje të rëndë shëndetësore dhe 146 janë nën asistim të okisgjeno-terapisë.

Klinika e Pulomologjisë vazhdon të ketë numrin më të madh të të shtrirëve me 64 pacientë, e pasuar nga Klinika Infektive me 51 pacientë.

Ndërsa në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 87 pacientë, ku 54 janë të konfirmuar pozitivë me Covid 19 dhe 54 me oksigjeno-terapi.

Kurse në spitalet rajonale, 27 pacientë po trajtohen në Spitalin e Pejës. 21 në spitalin e Gjilanit, nga 13 pacientë në atë të Prizrenit e Gjakovës. 6 pacientë gjendenn në Spitalin e Ferizajt, ndërsa 3 në atë të Mitrovicës e 4 në spitalin e Vushtrrisë.