Fjalë Kyçe

Shtatë të lënduar në një aksident në fshatin Polac të Skenderajt

Shtatë të lënduar në një aksident në fshatin Polac të Skenderajt

Shtatë persona janë lënduar në një aksident ku kanë qenë të përfshira dy vetura.

Aksidenti ka ndodhur në fshatin Polac të Skenderajt rreth orës 16:00.

Kështu bëri të ditur për Klankosova.tv Avni Zahiti, zëdhënës i policisë për rajonin e Mitrovicës.

“Aksident trafiku me të lënduar është shkaktuar rreth orës 16:00, në rrugë rajonale Skenderaj-Drenas përkatsisht në segmentin rrugor në fshatin Polac. Në aksident ishin të përfshira dy vetura, si pasojë e aksidentit dhe lëndimeve të pësuara shtatë (7) persona kanë kërkuar tretman mjekësor”.