Fjalë Kyçe

Shtatzëna bllokohet në ashensorin në Prishtinë për 40 minuta, shkak ndërprerja e rrymës

Shtatzëna bllokohet në ashensorin në Prishtinë për 40 minuta, shkak ndërprerja e rrymës

Një grua shtatzënë në muajin e tetë, ka mbetur e bllokuar për rreth 40 minuta në ashensor, në një objekt banesor në Prishtinë, pasi që është ndalur energjia elektrike.

Bllokimin e 40 vjeçare e bënë të ditur edhe nga Qendra e Zjarrfikësve në Prishtinë.

“Na informatën e kemi pranu prej Policisë, në rrugën ‘Ahmet Korenica’ për një ashensor, në orën 19:45. Në moment që e kemi marrë lajmin kemi shku, afërsisht kah ora 20:01 e kemi kry dhe kemi vazhdu, kemi pasë në ndërkohë edhe 3, 4 ashensorë të tjerë. Po, një grua shtatzënë ka qenë”, citon Sinjali të ketë thënë shefi i ndërrimit të qendrës së zjarrëfikësve.

Një sinjalizues ka bërë të ditur për Gazetën Sinjali se gruaja shtatzënë ka mbetur e bllokuar në ashensor për 40 minuta.

Thuhet se arsyeja e bllokimit të ashensorit qe ndërprerja e energjisë elektrike anise KEDS-i ka lajmëruar për reduktime në orën 18:00, rryma është ndërprerë në orën 19:20.