Fjalë Kyçe

Shtetasi kroat kapet me 20 pako me heroinë në dalje të Kosovës

Shtetasi kroat kapet me 20 pako me heroinë në dalje të Kosovës

Njësia Antidrogë e Policisë së Kosovës ka sekuestruar 20 pako të narkotikëve të llojit heroinë, 2.500 euro dhe dy telefona celular nga vetura e një të dyshuari, nëpërmjet një operacioni policor.

Në një konferencë për media, Policia njoftoi të dielën se i dyshuari me shtetësi kroate dhe kosovare, me inicialet A.L., u kap me lëndën narkotike në dalje të Kosovës.

“I dyshuari, i lindur në vitin 1959 është arrestuar dhe po intervistohet në prani të avokatit. Vlera e substancës narkotike sillet rreth 20-25 mijë euro në tregun kosovar, e gjithsej shuma sillet deri në 200 mijë euro”, ka deklaruar rreshteri Reshat Murseli.

Sipas tij, lënda narkotike, gjithsej 20 kilogramë e 60 gramë ishte destinuar për në tregun e Bashkimit Evropian.