Fjalë Kyçe

Shtetasi turk i kërkuar në Gjermani për plagosje kapet nga Policia në Kukës

Shtetasi turk i kërkuar në Gjermani për plagosje kapet nga Policia në Kukës

Një shtetas turk i shpallur në kërkim ndërkombëtar, është arrestuar në Morinë nga Policia Kufitare e Shqipërisë, njofton Policia e Shtetit.

Si rezultat i koordinimit ndërmjet Interpol Tiranës dhe homologëve në Gjermani, 35-vjeçari u kap në hyrje të Shqipërisë dhe u arrestua nga Sektori për Hetimin e Krimeve Kukës, me qëllim ekstradimin.

Shtetasi turk Z.O., ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi autoritetet gjermane i kanë caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për vjedhje dhe për plagosje.

Procedurat për ekstradimin e 35-vjeçarit në Gjermani po vazhdojnë.