Personat që nuk po pranojnë të vënë maskat, të cilat shihen si masë parandaluese e transmetimit të koronavirusit, në formë denimi po detyrohen nga autoritetet e Indonezisë të gropojnë varre për viktimat e Covid-19.
Tetë njerëz që u kapën pa maska në regjencën e Gresikut të Indonezisë u obliguan të gërmojnë varre në një varrezë publike në fshatin Ngabetan, shkruajnë mediet britanike, transmeton lajmi.net.
“Momentalisht, në dispozicion për hapjen e varreve janë vetëm tre punëtor, kështu që mendova t’i angazhojë këta njerëz”, deklaroi kreu i rrethit të Cerme, Syono.
“Shpresojmë se kjo mund të shihet si një pengesë ndaj shkeljeve të mëtejshme të masave” i tha ai për Tribun News të mërkurën.
Numri i rasteve me sëmundjen Covid-19 po vazhdon të rritet në Cerme, duke nxitur fshatin të forcojë masat e sigurisë.
Banorët që injorojnë protokollet e reja i nënshtrohen gjobitjes ose shërbimit komunitar si dënim me ligj.
Indonezia pësoi rritje të numrit të rasteve me virusin korona dje, pasi u raportuan 3,636 të infektuar të rinj me virusin nga familja SarS-Cov2, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të prekkurve që nga fillimi i pandemisë në 218,382.