Fjalë Kyçe

Shtohen masat e sigurisë në aeroportin “Adem Jashari”, pas rrëzimit të aeroplanit në Etiopi

Shtohen masat e sigurisë në aeroportin “Adem Jashari”, pas rrëzimit të aeroplanit në Etiopi

Pas rrëzimit të aeroplanit “Ethopian Airlines” që ndodhi më 10 mars, në të cilën tragjedi humbën jetën 147 pasagjerë dhe 7 anëtarë të ekuipazhit, Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës ka njoftuar qytetarët se kanë shtuar masat e sigurisë.

Autoriteti i Aviacionit Civil i Kosovës, informon të gjithë qytetarët se është duke monitoruar me kujdes të shtuar të gjitha operimet e kompanive ajrore nga Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari”  pas aksidentit tragjik të kompanisë ajrore Ethiopian Airlines të datës 10 mars 2019, në të cilin humbën jetën 147 pasagjerë dhe 7 anëtarë të ekuipazhit.

AAC siguron të gjithë qytetarët se do të veprojë në përputhje të plotë me legjislacionin në fuqi në Republikën e Kosovës, duke marrë në konsideratë edhe udhëzimet apo direktivat e Agjencisë Evropiane për Siguri të Aviacionit (EASA) për të ofruar një siguri të lartë të operimeve ajrore në Republikën e Kosovës./Gazeta Alo/