Fjalë Kyçe

Shtohen rastet: 20 të infektuar me koronavirus gjatë ditës së fundit

Shtohen rastet: 20 të infektuar me koronavirus gjatë ditës së fundit

20 raste të reja me koronavirus janë regjistruar të shtunën në Kosovë, ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë.

Shërbimi Spitalor, Klinik, Universitar i Kosovës ka njoftuar se 125 pacientë janë duke u trajtuar në QKUK dhe në spitalet e përgjithshme, shkruan Gazeta Express.

Sipas ShSKUK-së, 34 prej tyre janë të konfirmuar pozitiv me koronavirus.

Ndërsa katër prej tyre janë në gjendje të rëndë.

Njoftimi i plotë:

Sipas raporteve nga klinikat COVID në QKUK dhe spitalet e përgjithshme, në trajtim janë 125 pacientë, 34 prej tyre të konfirmuar me COVID-19, pozitivë, 92 me oksigjenoterapi dhe 4 në gjendje të rënduar shëndetësore.

Në QKUK janë të shtrirë 83 pacientë, 15 të konfirmuar me Sars Cov-2 pozitivë, 2 në gjendje të rënduar dhe 70 me oksigjeno-terapi

Numri i pacientëve të shtrirë sipas klinikave

Klinika Infektive, 26 pacientë

Klinika e Pulmologjisë,57 pacientë

Në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 42 pacientë

2 në gjendje të rënduar

19 të konfirmuar pozitivë

22 me oksigjeno-terapi

Numri i pacientëve të shtrirë sipas spitaleve të përgjithshme

Spitali i Prizrenit, 6 pacientë

Spitali i Gjakovës, 6 pacientë

Spitali i Pejës, 13 pacientë

Spitali i Gjilanit, 4 pacientë

Spitali i Ferizajt, 2 pacientë

Spitali i Mitrovicës, 5 pacientë

Spitali i Vushtrrisë, 6 pacientë