Fjalë Kyçe

Shtrenjtohet sërish nafta në Kosovë

Shtrenjtohet sërish nafta në Kosovë

Pas uljes së çmimit për disa ditë, nafta ka pësuar ngritje të sërishme të çmimit në Kosovë. Një litër naftë tani kushton nga 1.59 euro deri në 1.69.

Që nga nisja e luftës në Ukrainë, çmimi i naftës në botë ka shënuar rritje të madhe. Në Kosovë arriti në vlera rekorde prej mbi 1.8 euro.

Nga Shoqata e Naftëtarëve kanë paralajmëruar se s’do të ketë stabilitet të çmimeve në tregun e karburanteve deri në përfundim të luftës në Ukrainë.

Të martën u raportua për rënie të çmimeve të naftës në tregjet ndërkombëtare, për shkak të avancimit të bisedimeve në mes të Rusisë dhe Ukrainës.

Për të ruajtur mundësinë nga çrregullimet në treg, Qeveria e Kosovës ka vendosur marzhë tregtare (çmim maksimal) vetëm për derivatet e naftës. Sipas këtij vendimi, marzha më e lartë tregtare duhet të jetë deri në 4 për qind të çmimit të shitjes, ndërkaq te shitësit me pakicë marzha më e lartë deri në 6 për qind.