Fjalë Kyçe

Shtrohet darka në Berlin, Thaçi mes Haradinajt dhe Vuçiqit (Video)

Shtrohet darka në Berlin, Thaçi mes Haradinajt dhe Vuçiqit (Video)

Ka nisur pjesa e dytë e Samitit për Ballkanin, i cili po mbahet në Berlin, nën organizimin e kancelares gjermane, Angela Merkel, dhe presidentit francez, Emmanuel Macron.

Dy nikoqirët kanë shtruar darkë për udhëheqësit e vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe zyrtarëve të Bashkimit Evropian.

Në këtë samit, nga Kosova po marrin pjesë kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, presidenti Hashim Thaçi, dhe ministri i Punëve të jashtme, Behgjet Pacolli.

Para darkës, që konsiderohet të jetë jozyrtare, është mbajtur pjesa e parë, zyrtare, e Samitit.

Kryeministri Haradinaj ka bërë të ditur se, gjatë fjalimit të tij, i ka kërkuar Gjermanisë që të lobojë kundër ndryshimit të kufijve.