UEFA ka vendosur ta shtyj ndeshjen kualifikuese për kampionatin Evropian të femrave Euro 2021, ndërmjet Kosovës dhe Rusisë.
Një gjë të tillë e ka bërë të ditur vet faqja zyrtare e federatës së futbollit të Rusisë.
Takimi ishte caktuar të zhvillohej në 4 tetor në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
“Ky vendim u mor për arsye sigurie. Data dhe vendi ku do të zhvillohet ndeshje përcaktohet më vonë”, thuhet në njoftim.
Kosova dhe Rusia janë pjesë e grupit A të kualifikuesve. Ruset gjenden në vendin e parë me 6 pikë ndërsa Kosova me 3 pikë të grumbulluara renditet e katërta në këtë grup. /kp