Fjalë Kyçe

Shuhet zjarri në ‘Bregun e Diellit’ në Prishtinë

Shuhet zjarri në ‘Bregun e Diellit’ në Prishtinë

Është shuar zjarri që kishte shpërthyer në Qendrën Tregtare në Bregun e Diellit të enjten në Prishtinë

Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar Malë Gashi, komandanti i Brigadës së Zjarrfikësve.

“Janë djegur disa plastika, në hyrjen e tretë të Qendrës Tregtare. Dëmi ka qenë aq sa ka mbërritur ekipi i zjarrfikësve”, ka thënë ai.

Tutje ai ka deklaruar se nuk dihet akoma se çfarë e ka shkaktuar këtë zjarr.

“Vlerësimi do të bëhet nga inspektorët e zjarrit”, ka deklaruar Gashi.