Dashi
21.03-20.04
Jeni shumë tërheqës dhe e dini këtë. Por kjo nuk jua jep të drejtën që të urdhëroni të tjerët. Është e rëndësishme që të keni respekt ndaj shefit dhe personave që kanë pozitë më të lartë. Gjëja e fundit që dëshironi është që të shkruheni në libra të këqij. Do të zbehet një mundësi punësimi që dikur dukej premtuese. Por mos u dekurajoni. Universi ka planifikuar diçka më të madhe për ju. Mbani veten në qejf, pasi kështu e dini kur do të vijë kjo mundësi e artë.
Demi
21.04-20.05
Ndjenja e keqardhjes nuk do t’ju shpjerë askund. Edhe pse është e vërtetë se keni përjetuar disa probleme, kjo nuk do të thotë se gjërat gjithmonë janë të vështira. Keni një mundësi që të zgjeroni njohuritë tuaja dhe të eksploroni botën. Nëse keni mungesë fondesh, aplikoni për një grant. Mund të ketë mundësi që të mos pranoheni nga ky institucion. Mos u brengosni, keni përvojë të mirë në universitetin rival. Sa më shpejt që përshtateni, aq më e lehtë do të jetë t’i arrini objektivat tuaja.
Binjakët
21.05-20.06
Mos u ndikoni nga të afërmit në vendimet e juaja. Edhe pse dëshiron një aprovim të tyre, kjo nuk është gjithmonë e mundur. Jeni duke kaluar në një transformim të fuqishëm. Braktisja e një shprehie të keqe dhe praktikimi i gjërave shpirtërore do t’ju japin kurajë. Kujdes kur hyni në borxh. Shpenzimi në gjëra të panevojshme do t’ju shkaktojë pendesë. Duhet të mbuloni një shpenzim emergjent sa më shpejt që të jetë e mundur. Të jetoni me buxhet të shkurtuar do të jetë sfiduese për ju, por ia vlen.
Gaforrja
21.06-20.07
Jeni të lodhur duke dhënë gjithçka për partnerin tuaj dhe nuk merrni asgjë në kthim. Kur ndodh kjo, ju duhet të vendosni nevojat tuaja para të tjerëve. Trajtojeni veten me kujdes. Shkoni në pushime dhe shpenzoni në gjëra luksoze. Mos lejoni që partneri t’ju largojë nga planet e karrierës. Keni lindur si lider. Aplikimi në punë më të përgjegjshme do t’ju bëjë në qejf. Vizioni juaj i shkakton kokëçarje partnerit tuaj. Por kjo është në rregull. Nuk ka asgjë të keqe nëse keni temperamente të ndryshme.
Luani
21.07-20.08
Një obsesion romantik është duke ndikuar që ju të neglizhoni shëndetin tuaj. Nuk ka rëndësi nëse jeni në lidhje, duhet të përqendroheni. Nëse duhet të arrini në një afat të caktuar, shpenzoni krejt energjinë në punë. Puna është shumë kërkuese. Bisedoni me shefin tuaj që të angazhoni punëtorë të tjerë. Jeni të lumtur kur ndihmoni, por keni vetëm dy duar. Shikojeni një mundësi për të punuar nga puna. Mund t’ju lirojë nga presioni.
Virgjëresha
21.08-20.09
Teprimi me ushqim dhe pije është duke ndikuar keq në shëndetin tuaj. Është koha të largoheni nga alkooli dhe ëmbëlsirat. Ushqimi juaj duhet të përmbajë proteina. Përgatitja e këtij ushqimi me kohë do të jetë edhe më e shëndetshme për ju. Disa gjëra janë duke ju shpërqendruar, por kthejeni vëmendjen te rutina e punës. Një ide e mirë do t’ju vijë ndërmend teksa bëni punët e shtëpisë.
Peshorja
21.09-20.10
Ky nuk është momenti i duhur për të nënshkruar një kontratë. Mund të mendoni se po arrini një marrëveshje të mirë, por pasi ta analizoni, do ta kuptoni se jeni të lënë anash. Arritja e kësaj marrëveshjeje do t’ju shkaktojë kokëçarje. Falja e dikujt që ju ka lënduar do të jetë e vështirë, por e kalueshme. Jeni të lodhur nga ky incident. Jepini vetes leje që të fitoni një punë të ëndrrave apo të shpërnguleni në një zonë të bukur.
Akrepi
21.10-20.11
Vlerësimet negative kanë shkundur vetëbesimin tuaj. Tentoni që këto të mos i merrni personalisht, pasi gjithmonë ka hapësirë për përmirësime. Studioni me dikë që mund t’ju ndihmojë të kthejë vetëbesimin tuaj. Zgjidhni një mësues të drejtë. Puna është e pakënaqshme, jeni të lodhur nga ankesat e vazhdueshme të kolegëve tuaj. Varet nga ju që të ndihmoni në qejfin e shkollës. Filloni duke lavdëruar anëtarët e neglizhuar të ekipit. Ndërroni temë kur të gjithë fillojnë të ankohen për punën. Ofroni ndihmë kudo që mundeni.
Shigjetari
21.11-20.12
Marrja e një rreziku do të shpjerë në rezultate të tmerrshme. Duhet të jeni konservator për nga paratë dhe zemra. Rrëfimi te partneri do të dëmtojë seriozisht lidhjen tuaj. Ajo nuk ndan të njëjtën dëshirë si ju. Gjeni dikë tjetër për ta dashuruar. Ndërsa për paratë jeni ngushtë. Organizimi i një buxheti do të jetë frustrues. Shefi që vlerëson faktin se keni rrezikuar, do t’ju promovojë.
Bricjapi
21.12-20.01
Mos e përdorni shtëpinë si vend për t’u fshehur nga problemet e botës. Herët apo vonë duhet të përballeni me përgjegjësi të rënda personale. Merrni frymë thellë dhe bisedoni me një person që ka tentuar t’ju kontaktojë. Ai nuk do të jetë në qejf me ju. Kujdes kur argumentoni me këtë person. Edhe pse jeni të zhgënjyer me vendimet e tij, shprehja e emocioneve do të ketë ndikim negativ. Por kujdesuni që të jeni më të butë me këtë person.
Ujori
21.01-20.02
Joshja nuk do t’ju shpjerë askund. Kur dikush kërkon mendimin tuaj, jeni të sinqertë. Nuk është e nevojshme që të tregoheni i ashpër. Ofroni pak kritika ndaj tij, pastaj ndërrojeni krejt temën. Izolimi nga turma nuk do t’ju bëjë mirë. Jeni person i shoqërueshëm që fiton energji nga të tjerët. Ftojeni një mik të vjetër për drekë. Do të shijoni momente të mira së bashku.
Peshqit
21.02-20.03
Shpenzimi në gjëra luksoze do t’ju bëjë që të pendoheni. Zbrazëtinë emocionale nuk mund ta mbushni me gjëra të shtrenjta. Kthejeni vëmendjen në aktivitete dhe lidhje kuptimplota. Puna në një organizatë bamirëse do t’ju ndihmojë shumë në gjendjen emocionale. Dikush do t’ju pyesë për filantropinë tuaj. Mos i merrni seriozisht këto komente, pasi ata ndihen të turpëruar me veten. Krahasuar me ju, ata janë shumë vetjakë. Njerëzit që e dinë rëndësinë, do t’ju lavdërojnë për kontributin tuaj.