Fjalë Kyçe

Shumë raste të dhunës në familje për 24 orë

Shumë raste të dhunës në familje për 24 orë

Me katër raste të dhunës në familje ka përfunduar 24 orëshi i fundit, nga rastet që janë lajmëruar në Policinë e Kosovës.

Në katër raste të ndryshme është dashur që të ndërhyjë Policia e Kosovës, për të marrë masat e duhura, njofton Policia e Kosovës, transmeton GazetaAlo.

Në rastin e parë, në Gjakovë, në rrugën Sadik Stavileci, dje rreth orës 18:30, një femër shqiptare njoftuar se është sulmuar fizikisht duke u goditur me grusht në kokë nga djali i sajë i dyshuari mashkull K/Shqiptar. Viktima ka marrë trajtim mjekësor, kurse i dyshuari është dërguar në kontroll mjekësor –Psikiatri. Është njoftuar mbrojtësi i viktimave. Me  vendimin e Prokurorit, i dyshuari dërgohet në qendrën e mbajtjes.

Në rastin e dytë, një femër e komunitetit serb në Graqanicë, dje rreth orës 20:00, ka njoftuar se është sulmuar dhe rrahur nga bashkëshorti i sajë mashkull serb. Viktima ka marrë tretman mjekësor, kurse i dyshuari pasi ishte në ndikimin e alkoolit (1.77 promil) me vendimin e Prokurorit , ndalohet në lokalet e stacionit Policor deri në vetëdijesim. Rasti është iniciuar dhe mbetet nën hetime.

Ndërsa, në rastin e tretë, në Prishtinë, dje rreth orës 09:50, është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, me problem psikike, pasi që i njëjti fillimisht kishte dëmtuar dyert e shtëpisë e më pas kishte sulmuar fizikisht gruan e tij viktimën femër shqiptare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të Prokurorit, i dyshuari është dërguar në qendrën e mbajtjes.

Në rastin e fundit të lajmëruar në Polici, dje në Gjilan rreth orës 18:30 është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, i cili ka kanosur dhe sulmuar fizikisht nënën e tij të komunitetit shqiptar. I dyshuari  pas intervistimit me vendimin e Prokurorit, dërgohet në qendrën e mbajtjes./GazetaAlo/