Fjalë Kyçe

Shumica dërrmuese në PE votuan pro liberalizimit të vizave për Kosovën

Shumica dërrmuese në PE votuan pro liberalizimit të vizave për Kosovën

Shumica dërrmuese në Parlamentin Evropian kanë votuar pro liberalizimit të vizave për Kosovën.

Këtë e ka bërë të ditur raportuesja për Kosovën në PE, Viola von Cramon, përmes një postimi në “Twitter”, e cila ka thënë se 472 euro deputetët votuan në favor të liberalizimit të vizave.

“Në votimin plenar për raportin për Kosovën në Parlamentin Evropian shumica dërrmuese mbështet liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës dhe kërkon nga Këshilli i BE-së që të veprojë. 472 votuan pro, 165 kundër dhe 41 abstenime”, ka shkruar Von Cramoni.