Fjalë Kyçe

Shumica e anëtarëve të kryesisë së LDK-së janë pro arritjes së marrëveshjes

Shumica e anëtarëve të kryesisë së LDK-së janë pro arritjes së marrëveshjes

Kreu i Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka deklaruar se shumica e anëtarëve të kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës janë pro arritjes së menjëhershme të një marrëveshje me Vetëve dosjen.

Bahtiri përmes një postimi në Facebook, ka thënë se Isa Mustafa si kryetar i LDK-së duhet ta qoj në vend porosinë e partisë së tij në takimin që po zhvillon me Kryeministrin e ardhshëm të Kosovës, Albin Kurti, përcjell lajmi.net.

Ai i ka bërë thirrje Isa Mustafës që të nënshkruajë marrëveshjen sot ose nesër.

Postimi i plotë: 

Pas kontaktit që kam pasur me shumicën e anëtarëve të Kryesisë dhe deputetëve të LDK-së, kam parë vullnetin e tyre për arritjen e menjëhershme të marrëveshjes për bashkëqeverisje.

Isa Mustafa si kryetar i LDK-së duhet ta qoj në vend porosinë e partisë së tij në takimin që po zhvillon me Kryeministrin e ardhshëm të Kosovës, Albin Kurti.

Për hir të qytetarëve dhe shumë proceseve që na presin, Isa Mustafa bën mirë që marrëveshjen ta nënshkruaj sot ose më së largu nesër, sepse nuk ka zgjidhje tjetër përveç bërjes së koalicionit, por që kjo nuk duhet të prolongohet më shumë.