Fjalë Kyçe

Shumica e rasteve me koronavirus në Prishtinë, këto janë komunat tjera të prekura

Shumica e rasteve me koronavirus në Prishtinë, këto janë komunat tjera të prekura

54 raste të reja me koronavirus janë raportuar në 24 orë e fundit në Kosovë, prej tyre 26 të infektuar në Prishtinë.

“Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 670 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 54 raste pozitive. Brenda 24 orëve nuk është raportuar asnjë rast i vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv”, ka njoftuar IKSHPK.

Rastet pozitive janë nga “komuna Prishtinë 26 raste, komuna Ferizaj 8 raste, komuna Lipjan 4 raste, komuna Vushtrri 4 raste, komuna Gjilan 3 raste, komuna Fushë Kosovë 2 raste, komuna Skenderaj 2 raste, dhe me nga një rast Drenas, Obiliq, Pejë, Podujevë dhe Shtime”, thuhet në raport.