Fjalë Kyçe

Shyhrete Behluli: Nanë urime ditëlindjen, sa keq që nuk po muj me ardh me t’përqafu

Shyhrete Behluli: Nanë urime ditëlindjen, sa keq që nuk po muj me ardh me t’përqafu

Këngëtarja e dashur e muzikës popullore Shyrhete Behluli po vazhdon të konsiderohet si më e mira e zhanrit të saj.

Muzika që sjellë tash e 4 dekada ka gjetë përherë pëlqim tek dëgjuesit e fansat e saj, shkruan Kosovarja.

Ajo është e martuar, nënë e katër fëmijëve madje edhe është bërë gjyshe.

Sot ndryshe nga ditët tjera, Shyhretja e ka filluar pak më ndryshe. Personi më i veçantë në jetën e saj, nëna e saj feston ditëlindjen ndaj dhe nuk kanë munguar fjalët e kuptimplote të këngëtares për zonjën e saj të bukur.

E meqë ndodhemi në karantinë edhe urimi i saj ishte ndryshe dhe shumë emocionuese.

“NANE, urime ditelindjen loqka jem, e qe nuk po muj me ardh me t perqafu si perhere , po uroj qe te festojm gjithmone bashke🎂❤️”, ka shkruan këngëtarja.