Shyhrete Behluli, ka paralajmëruar këngën e re.
Ajo i ka kënduar pothuajse të gjithëve, e këtë herë Shyhretja do t’i këndojë nënës së saj, shkruan lajmi.net.
“Së shpejti”, është mbishkrimi që ia ka vënë fotos së publikuar në llogarinë e saj, Instagram ku shfaqet me nënën e saj.
Ky projekt i Shyhretes besohet se do të pëlqehet nga publiku dhe fansat e saj të shumtë që vjen i finalizuar edhe me klip.
“Gëzimi i shtëpisë”, “Çika e Hasretit”, “Dasma e nipit”, “Motër e vëlla”, janë disa nga projektet më të pëlqyera të saj.