Fjalë Kyçe

Shyhrete Behluli tregon a ka bërë operacione plastike

Shyhrete Behluli tregon a ka bërë operacione plastike

Këngëtarja shumë e dashur dhe shumë e kërkuar e publikut mbarë shqiptar po vazhdon ta mbajë skenën në duar.

Shyhrete Behluli ndryshe si është quajtur edhe shpesh ikona e muzikës popullore, po pëlqehet për ditë e më shumë nga fansat e saj, kjo falë asaj që i ka qëndruar besnikë stilit të muzikës.

Por, këngëtarja nuk i ka qëndruar besnike veç stilit të muzikës, por edhe pamjes së saj natyrale siç ka thënë vetë ajo, duke hedhë poshtë gjitha aludimet që Shyhretja ka kryer operacione plastike.

E ftuar në ‘Prive’ ajo është pyetur se a ka operacione plastike.

‘Nuk jam kundër operacioneve plastike, por nuk e kam parë të nevojshme me bo operacione se po m’doket skom nevojë hala. Kështu që, jo nuk kom operacione plastike me pas nevojë nashta mu kish mbush mendja por për momenti, jo‘, ka thënë ajo, shkruan kosovarja.