Raportin vjehërr e nuse për lakmi e ka këngëtarja e njohur Shyhrete Behluli me nusen e saj Leartën.
Që nga momenti kur ajo u martua me djalin e Shyhretës, Learta është emër i njohur për publikun dhe nuk kalon ditë pa u përmendur në lajmet e shtypit rozë, shkruan “Kosovarja”.
Këtë ndjenjë të ngrohtë Shyhreti ia propozon edhe koleges së saj të afërt Remzies, e cila para dy jave u bë vjehërr për herë të parë.
Përveç që ia uroi gjitha të mirat për martesën e djalit të hasretit, më tej shtoi që nusen do ta konsideroj si vajzën e dytë.
“Kisha mi thënë që prej sot e ka edhe një vajzë tjetër i ka dy, edhe ka mu knaq, mos t’i ndëgjon njerëzit kur thojn jo reja, jo, se ka mu knaq me re. Ne artistët jemi me shpirt tjetër, kështu që nuk ka me pas kurrë problem me nuse”, janë fjalët e Shyhretes.
Sigurisht, është pozitiviteti i Leartës që ia ofron këtë ngrohtësi vjehrrës së saj.