Fjalë Kyçe

Si do të bëhet organizimi i dasmave sivjet?

Si do të bëhet organizimi i dasmave sivjet?

Oda e Hotelierisë dhe Turizmit kanë dhënë detaje për mënyrën se si do të mbahen dasmat këtë vit. Pas një kohë të gjatë u hap dera e kësaj salle të dasmave.

E interesimi nga klientët potencialë nisi që në ditën e parë kur hyri në fuqi vendimi për lejimin e organizimit të ahengjeve.

Bashkim Musa nuk kishte mundur të organizojë dasmë vitin e kaluar për shkak të kufizimeve pandemike. Mirëpo tash ai erdhi për të rezervuar sallën për dasmën e së bijës.

Kjo sepse Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se që nga kjo e martë do të fillojë mbajtja e tyre. Musa shprehet i lumtur që më në fund do të mund ta festojë gëzimin familjar.

Madje Musa tregon se e gjithë familja e tij do të përkujdeset për të respektuar masat anti Covid. Por për shkak të rrezikut nga pandemia Covid-19 dasmat dhe të gjithë mbledhitë do të mbahen sipas një rregulloreje të caktuar. Në atë mënyrë që vetëm 30% e hapësirës së hotelit do të mbushet me njerëz.

Hysen Songojeva, kryetar i Odës së Hotelierisë dhe Turizmit tregon se në një hapësirë prej 10 metra katrorë do të lejohen vetëm katër persona.

Nga Oda e Hotelierisë dhe Turizmit paralajmërojnë se edhe pishinat dhe klubet e natës do të hapen javëve në vijim.