Fjalë Kyçe

Si dy pika uji, ja sa shumë ngjan Meda me vëllain

Si dy pika uji, ja sa shumë ngjan Meda me vëllain

Është këngëtari më i kërkuar dhe më i ndjekur që për vite me radhë nuk diti kurrë të zhgënjejë.

E kush tjetër përveç këngëtarit të dashur Medës, i cili gjithmonë ka ardhur i përgatitur dhe ka qenë në dispozicion për të gjithë për të kënduar, shkruan Kosovarja.

Pozitiviteti, dashuria, respekti dhe mbi të gjitha thjeshtësia e saj ka bërë të jetë i angazhuar dhe të gëzojë famë të madhe ngado.

Madje, të gjitha këto kanë ndikuar që dalë nga dalë të shkruhet dhe më tej për të, dhe të preket me hapa të ngadaltë edhe nga jeta private.

E, kur jemi tek kjo pjesë, me qindra herë i kemi parë bashkëshorten e tij Lulen dhe fëmijët e tij, por familjen më të gjerë asnjëherë.

Por, mesa duket se edhe për këtë gjë i erdhi rendi dhe fytyrat e anëtarëve të tjerë po zbulohen me kohë.

Kësaj herë iu prezantojmë me vëllain e tij, ku edhe ai edhe Meda gjenden në mesin e shumë familjarëve të tjerë.

Për më shumë, shikojeni dhe analizoni se sa mundeni t’ia qëlloni se cili është Meda dhe cili vëllai i tij, pasi disa të tjerë dolën se e patën goxha të vështirë këtë pjesë.