Fjalë Kyçe

Si e plagosi dhëndrri mikun përgjatë kohës sa po udhëtonin bashkë me veturë në Prishtinë

Si e plagosi dhëndrri mikun përgjatë kohës sa po udhëtonin bashkë me veturë në Prishtinë

Një person mbeti i plagosur si pasojë e të shtënave me armë që pati pak më parë në rrugën ‘Isa Kastrati’ në Prishtinë.

Burime të lajmi.net bëjnë të ditur se rasti në fjalë ka të bëjë me një problem familjar.

Madje në bazë të hetimeve të para thuhet se dhëndri ka plagosur mikun e tij me dy plumba, përgjatë kohës sa ishin në të njëjtën veturë.

Lajmi.net mëson se viktima në këtë rast, emër i njohur për redaksinë është plagosur në këmbën e majtë, por që plumbi ka depërtuar tek këmba e djathtë dhe ka mbetur aty.

I plagosuri në këtë rast është duke u trajtuar në kuadër të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.

I dyshuari për plagosjen e sotme në kryeqytet është A.Shaqiri nga Komuna e Skënderajt, i cili tashmë është në kërkim të Policisë së Kosovës.

“Rreth orës 18:30 është raportuar për një gjuajte me armë zjarri. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet lidhur me rrethanat që karakterizojnë rastin. Bazuar në të dhënat fillestare një person është plagosur nga arma e zjarrit”, u tha ndër të tjerash më parë në njoftimin e policisë.