Fjalë Kyçe

Si ishin rrethuar fshatrat përreth para sulmit mbi Jasharët? (VIDEO)

Si ishin rrethuar fshatrat përreth para sulmit mbi Jasharët? (VIDEO)

Para se të nisë sulmi ndaj komandantit legjendar Adem Jashari dhe familjes së tij, 24 vjet më parë, forca të mëdha serbe kishin bllokuar fshatrat përreth.

Ata dëshironin të parandalonin arritjen e ndihmës për Jasharajt. Madje, sipas një banori të Klinës së Poshtme serbët ishin shpërndarë tri ditë më herët që t’i kishin nën kontroll fshatrat përreth.

E pikërisht banorët e këtij fshati pas përfundimit të tragjedisë kishin qenë të parët që hynë në Prekaz.

Këta banorë edhe kishin varrosur anëtarët e familjes Jashari që u vranë pas tri ditësh luftime të ashpra.

Më poshtë gjeni kronikën e përgatitur nga Klan Kosova më 5 mars të vitit 2019.