Fjalë Kyçe

Si ndodhi rasti ku mbeti i vdekur një punëtor i KEDS-it ?

Si ndodhi rasti ku mbeti i vdekur një punëtor i KEDS-it ?

Idriz Prekazi, ka vdekur sot si pasojë e një incidenti me rrymën që ka ndodhur sot.

Ngjarja ka ndodhur në vendin e tij të punës në KEDS, ku 53 vjeçari po punonte në eliminimin e defekteve elektrike.

Dëshmitarët thanë për Klan Kosova se i ndjeri derisa e ka vendosur shkallën për të hipur në shtyllën për t’i evituar problemin elektrik, në kontaktin e parë që ka pasur me telat elektrik është goditur nga rryma dhe ka rënë përtokë duke mbetur pa shenja jete.