Pamje të rralla janë publikuar në mediat britanike, që shfaqin momente dramatike ku policia e ndjek një person në pjesën lindore të Londrës.
Kamerat e policisë tregojnë momentin kur makina e policisë përplaset me motoçikletën e personit afër Parkut Viktoria. Policia ka njoftuar më vonë se personi është arrestuar për shkak se kishte kaluar limitin e shpejtësisë, raporton Daily Mail, transmeton Gazeta Express.
Incidenti së pari u publikua në Channel 5, ku edhe ilustrohen taktikat e përdorura nga policia për kapjen e personit. E për shkak se rrugët e Londrës janë të ngarkuara, ata kishin përdorur taktikën e vënies në kurth.