Fjalë Kyçe

Si rrallë herë Almeda Abazi duke kënduar këngë popullore

Si rrallë herë Almeda Abazi duke kënduar këngë popullore

Prej vitesh jeton në Turqi por Almeda Abazi ka treguar se është shumë e lidhur me vendin dhe kulturën shqiptare.

Ajo ka postuar një video ku shihet duke kënduar këngë popullore nga Shqipëria e Mesme.

Modelja shihet në makinë duke udhëtuar ku edhe ka zgjedhur që ta kalojë kohën me këngë shqiptare.

“Tirona”, ka shkruar ajo duke përshëndetur ndjekësit shqiptarë.

Kjo nuk është hera e parë që Almeda poston video të tilla, madje edhe në dasmën madhështore që bëri në Beverly Hills ka kërcyer me Tolgahanin valle popullore shqiptare dhe videoja u bë virale asokohe.