Fjalë Kyçe

Si rrallëherë, Elvana Gjata rikthehet në një studio televizive

Si rrallëherë, Elvana Gjata rikthehet në një studio televizive

Elvana Gjatën e shohim rrallë nëpër studio televizive të japë intervista, por kur e bën, sigurohet që njerëzit ta mbajnë mend gjatë. Pas thuajse 3 vitesh, që nga intervista e saj e fundit në “Xing me Ermalin”, këngëtarja rikthehet nesër në mbrëmje në Soiree.

E ftuar nga Jonida Shehu në Abc News, Elvana do të flasë gjatë për albumin e saj të fundit dhe jo vetëm. Burime për Anabel.al bëjnë me dije se këngëtarja do të performojë live të 7-ta këngët e “Çelu” dhe sigurisht s’do të mungojnë as supriza që lidhen me jetën e saj përtej artit.

Rikthimin e saj në një studio televizive pas kaq kohësh e ka njoftuar edhe vetë përmes një postimi në Instagram.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Elvana Gjata (@elvanagjataaaa)