Fjalë Kyçe

Si shkak i djegies së trafosë, mitrovicasit përballen me reduktime

Si shkak i djegies së trafosë, mitrovicasit përballen me reduktime

Prej kur është djegur trafoja në Trepçë, mitrovicasit përballen me reduktime të shumta.

Mitrovica është përballur me reduktime të ashpra të energjisë elektrike dy ditët e fundit.

Për shkak të reduktimeve të ashpra, pronarë të bizneseve të ndryshme kanë deklaruar se kanë pasur vështirësi në punë.

Telashet me rrymën janë shfaqur pas djegies së trafos brenda objektit të Trepçës në Mitrovicë.

Zëdhënësi i KEDS-it, Viktor Buzhala, i ka thënë KTV-së se problemi është sanuar gjatë ditës dhe Mitrovicës i është kthyer energjia elektrike.