Fjalë Kyçe

Si u bënë trafikantët ballkanikë furnizuesit kryesorë të kokainës në Evropë

Si u bënë trafikantët ballkanikë furnizuesit kryesorë të kokainës në Evropë

Në vitin 2018, trafikanti i dënuar i kokainës Slobodan Kostovski u largua nga një burg brazilian dhe u kthye në Evropë me një pasaportë false.

Krimineli serb iu kthye përsëri zakoneve të vjetra, pretendon policia. Gushtin e kaluar, Kostovski u arrestua në Beograd, i akuzuar për dërgimin e 2.7 ton kokainë nga Brazili në bordin e një anijeje 22 metra të kapur pranë ishujve Kanarie të Spanjës.

I mbiquajtur “Gjenerali” nga bashkëpunëtorët e tij, ai kishte trafikuar “sasi të mëdha” kokaine në “Evropë për një periudhë të gjatë kohore”, shkruante policia serbe në një raport të inteligjencës të vitit 2022, të marrë ekskluzivisht nga Reuters.

Kthimi i Kostovskit në Evropë në vitin 2018 përkoi me një moment të favorshëm për tregtinë e kokainës në kontinent. Ndërsa prodhimi i Amerikës së Jugut u rrit gjatë dekadës së fundit, trafikantët ballkanikë ishin të pozicionuar në mënyrë të përkryer për të nxitur kërkesën evropiane, thonë autoritetet.

Trafikanti i akuzuar i drogës Slobodon Kostovski udhëtonte shpesh nga baza e tij e operacioneve në Brazil, duke përdorur pasaporta me emra të rremë që e bënin të vështirë gjurmimin e lëvizjeve të tij.Ata tani dominojnë logjistikën komplekse të lëvizjes së kokainës nga laboratorët e prodhimit të Andeve tek shpërndarësit në Paris, Londër dhe Berlin, duke ndihmuar në transformimin e Evropës në tregun nr. 1 të kokainës në botë, tregon raportimi i Reuters.

Stilet e trafikut të kokainës në Ballkan kanë shmangur strukturën territoriale nga lart-poshtë të karteleve nga Meksika dhe Kolumbia, duke punuar në vend të kësaj në qeliza të vogla që janë shumë të lëvizshme, të fshehta dhe të afta për të lëvizur ngarkesa çuditërisht të mëdha, thanë zyrtarët kundër narkotikëve.

Këto klika janë quajtur Karteli Ballkanik nga agjencite e zbatimit te ligjit. Rrjetet e tyre kanë rezultuar të vështira për t’u depërtuar dhe akoma më e vështirë për t’u rrëzuar.

“Nuk ka strukturë strikte hierarkike për Kartelin Ballkanik”, tha për Reuters një ish-zyrtar i Agjencisë Amerikane të Zbatimit të Drogës (DEA), i cili ka hetuar këto banda. “Nuk ka kumbarë”.

Gjurmët e gishtave të ballkanasve tani mund të gjenden në pjesën më të madhe të kokainës që hyn në Evropë çdo vit, thanë zyrtarët amerikanë dhe evropianë te luftes kundër narkotikëve.

Të dhënat e fundit të konfiskimeve sugjerojnë se rritja e kokainës në Evropë – dhe trafikantët ballkanikë që e drejtojnë atë – nuk po ngadalësohen.

Europol thotë se Kostovski ishte organizatori i një dërgese të madhe kokaine transatlantike që u kap vitin e kaluar. Më 24 gusht 2023, policia serbe dhe spanjolle gjetën 2.7 ton kokainë në një varkë me vela pranë Ishujve Kanarie. Bastisjet e koordinuara në Serbi gjetën 550,000 euro kesh dhe çuan në arrestime të shumta.
Në portin belg të Antwerpit, porta kryesore e Evropës për kokainën e Amerikës së Jugut, vitin e kaluar autoritetet kapën një rekord prej 116 tonësh. Vetëm doganat holandeze kapën pothuajse 60 tonë në vitin 2023, gati një e pesta nga totali i vitit 2022.

Ky artikull i Reuters bazohet në mijëra faqe të dhënash policore, raporte të inteligjencës dhe dokumente gjyqësore nga Evropa, Shtetet e Bashkuara dhe Amerika Latine, si dhe intervista me më shumë se dy duzina zyrtarë në të dy anët e Atlantikut. Materiali portretizon trafikantët ballkanikë si një grup sipërmarrës specialistësh të logjistikës të shartuar në çdo hallkë të zinxhirit të furnizimit të kokainës, një pozicion që i ka bërë ata të domosdoshëm për sindikatat e tjera që kërkojnë të lëvizin ngarkesat jashtë Amerikës së Jugut.

Kriminelët e Ballkanit “janë më se të lumtur të punojnë me izraelitët, holandezët, suedezët, dominikanët, triadat kineze”, tha ish-zyrtari i DEA-s. “Ata punojnë, me këdo”.