Rasti i parë me koronavirus llogaritet të jetë shënuar më 17 nëntor të vitit 2019.
Sipas të dhënave të qeverisë kineze, autoritetet kishin identifikuar 266 raste te tilla vitin e kaluar.
Autoritetet kineze ishin kritikuar për tentim për të fshehur përhapjen e gripit në javët e tij të para, përfshirë kritika ndaj mjekëve që tentuan të njoftonin kolegët për virusin e ri të ngjashëm me Sarsin në qytetin Wuhan në provincën Hubei.
Të dhënat e publikuara në gazetën ‘Post’, kuptohet se një 55 vjeçar nga provinca Hubeu mund të jetë personi i parë që është infektuar me Covid-19.
Për rreth një muaj pas datës së infektimit të tij, ishin shënuar të paktën 1 deri në pesë raste në secilën ditë. Deri më 20 dhjetori ishin konfirmuar gjithsej 60 raste.
Virusi, i cili tani ka shkaktuar pandemi, ka infektuar të paktën 128,343 njerëz në gjithë botën derisa mbi 5 mijë kanë humbur jetën.
Nga ata që janë infektuar që nga fillimi, 68,324 njerëz janë shëruar.
Të paktën 81.000 raste kanë ndodhur në Kinë, shumica prej të cilëve në provincën Hubei.
Njoftimi zyrtar i qeverinë së Kinës në Organizatën Botërore të Shëndetësisë thotë se rasti i parë i diagnostikimit ndodhi më 8 dhjetor.
Doktorët të cilët tentuan të alarmojnë kolegët rreth sëmundjes së re në fund të dhjetorit ishin qortuar.
Deri më 21 janar të vitit 2020 autoritetet nuk treguan se virusin transmetohej nga njeriu në njeri.
Origjina e virusit është bërë pjesë e konfliktit diplomatik në mes të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Kinës, me SHBA’në që e quan sëmundjen ‘koronavirusi kinez’ ose ‘virusi i Wuhanit’.
Megjithëse është pranuar nga Qendra Kinese për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve se virusi ka origjinën në Hubei, javët e fundit zyrtarë kinezë kanë nisur të thonë se virusi nuk nisi në Kinë, por në SHBA.
Të enjten, Zhao Lijian, zëdhënës i Ministrisë së Jashtme, pa prova tha se ushtria amerikane mund të ketë sjell virusin në Kinë.