Ish-kryeministri i Italisë, Silvio Berlsuconi është ndarë nga e dashura e tij afatgjatë, siç raportohet së fundi dhe është lidhur me një vajzë 54 vjet më të vogël.
Ish-kryeministri i Italisë, Silvio Berlsuconi është ndarë nga e dashura e tij afatgjatë, siç raportohet së fundi dhe është lidhur me një vajzë 54 vjet më të vogël. Por kush është vajza e re që i ka rrëmbyer zemrën? Mediat shkruajnë se është një 30-vjeçare Marta Fascina, pjesë e partisë së tij. Ajo është e diplomuar në Filozofi dhe ka punuar në zyrën e shtypit të Milanit dhe më pas në fondacionin Milan. Kujtojmë se, Berlusconi mbizotëroi në politikën italiane për më shumë se dy dekada me gjithë skandalet seksuale, gafat dhe telashet ligjore. Ai u dënua në 2013-n me shtatë vjet burg pasi pagoi një 17-vjeçare të njohur si “Ruby the Heart-Stealer”.