Trajneri i Atletico Madrid, Diego Simeone, ka vendosur se ku do ta vazhdojë karrierën e tij.
“AS” raporton se Simeone është pajtuar me Atletico Madrid për vazhdimin e kontratës edhe për një vit.
E përditshmja spanjolle shkruan se argjentinasi do të qëndroj në “Wanda Metropolitano” deri në vitin 2021, por asgjë nuk do të zyrtarizohet deri në muajin shkurt.
Atletico Madrid sot ka nënshkruar edhe me Alvaro Moratan, veprim i cili duket se ka nxitur Simeonen që të qëndrojë.
Morata do të jetë ndihmë e madhe për trajnerin i cili këtë sezon po synon ta fitojë titullin kampion në La Liga.
Me gjasë ky do të jetë vazhdimi i fundit i kontratës për argjentinasin. Ai ka bërë të qartë se dëshiron rikthimin tek Inter.